Kushtet
& Rregullat
Kush jemi ne
Mirë se vini në ycorganics.com! Ne promovojmë një stil jetese të shëndetshëm, ekologjik dhe zero-mbetje, pa kimikate apo ingredientë toksik . Duke vizituar faqen tonë, ju keni mundësinë të eksploroni produkte cilësore dhe shërbime që mbështesin qëllimin tonë për një të ardhme më të gjelbër.
Porositë dhe Pagesat
Porositë varen nga disponueshmëria e produkteve. Për të ofruar një përvojë sa më të mirë, pagesat mund të realizohen lehtësisht në momentin e porosisë përmes metodave tona të pranuara. Në raste të rralla, porosia mund të mos përmbushet për arsye të paparashikuara, si gabime në çmim ose probleme furnizimi.
Çmimet dhe Taksa
Të gjitha çmimet tona janë të shprehura në Lekë Shqiptare (ALL) dhe përfshijnë taksat e zbatueshme. Ne mund të përditësojmë çmimet herë pas here për të reflektuar ndryshimet e tregut.
Transporti dhe Dorëzimi
Ne ofrojmë shërbime transporti brenda Shqipërës, duke u përpjekur të sigurojmëm një dorëzim të shpejtë dhe të besueshëm.
YCO bashkëpunon me postën private Ultra Post përsa i përket territorit Shqiptar.
Në dorëzim të porosisë bëhet dhe pagesa për produktin e porositur.
Informacioni për kostot dhe kohën e dorëzimit do të paraqitet gjatë procesit të porosisë. Megjithatë, mund të ketë vonesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm për të cilat nuk mbajmë përgjegjësi por na bëni me dije dhe do ju asistojmë.
Ndryshimet në Kushtet dhe Rregullat
Kushtet dhe rregullat mund të përditësohen për të reflektuar ndryshimet në praktikat tona ose në legjislacion. Ju inkurajojmë të vizitoni rregullisht këtë seksion për të qëndruar të informuar.
Kontakti
Për pyetje ose shqetësime, ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Ju mund të na kontaktoni në ycorganics@gmail.com