Diferenca jonë
Ndryshe që ngapërbërësi i parë.
Sjellim produkte tërësisht organike, pa përbërës që dëmtojnë lëkurën ose planetin. Ndryshimi nuk qëndron në etiketë — qëndron në atë që ka, dhe në atë që s'ka, brenda shishes.
E nisëm nga ajo që hoqëm.
Përpara se të vendosim çfarë duhet të ketë një formulë, vendosim çfarë nuk do të ketë kurrë. Kjo listë nuk lëviz.
Nuk hyn në formulë
- Sulfate
- Aromë e shtuar
- Mikroplastikë
- PMMA
- Gluten
- Dyllë blete
- Yndyrë shtazore
- Testime mbi kafshë
Duke përdorur YCO mbroni veten dhe planetin, sepse synimi ynë nuk është vetëm shëndeti ynë.
Thuaj jo plastikës.
Plastika hyn dy herë: një herë si paketim, një herë si përbërës. Ne i mbyllim të dyja rrugët.

Në paketim
Zgjedhim vetëm produkte që paketohen me materiale tërësisht të riciklueshme. Mbrojtja e planetit prek drejtpërdrejt shëndetin tonë.
83%e ujit në botë është i ndotur me mikroplastikë.
Në formulë
Edhe make-up-i e mban këtë ndotje. Te ne PMMA-ja dhe mikroplastika janë të ndaluara — askush nuk dëshiron t'i mbajë përbërës të tillë mbi lëkurë.
Aty ku shkenca takon natyrën.
Formula ndryshon sepse edhe lëkura ndryshon. Ajo që nuk ndryshon është mënyra si ndërtohet.
- Standarde evropiane
- Prodhuar sipas standardeve evropiane, me formulat më të fundit të disponueshme.
- Përbërës të zgjedhur
- Çdo përbërës hyn për cilësinë, efikasitetin dhe origjinën e tij — jo për efektin në etiketë.
- Doza që kanë kuptim
- Përbërësit vijnë në doza që bëjnë punë reale për lëkurën, jo në sasi simbolike.
- Vegane, pa përjashtim
- Pa dyllë blete, pa yndyrë shtazore, pa testime mbi kafshë.
Bukuri e vërtetë, nga produkte të vërteta.
Shfleto produktet